AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Ç’po ndodh në Europë? Pas Londrës tjetër sulm në Hagë, plagosen 7 persona

Pak orë pas sulmit në Londër ku mbetën të plagosur disa persona nga akti i cili në mediat londineze u quajt terrorist, një tjetër ngjarje ka tronditur Holandë ku 7 persona mësohet se janë plagosur brenda një dyqani.

Ngjarja ka ndodhur në Hagë ku në një rrugë të mbushur me dyqane dhe klientë të shumtë një person i sulmoi disa prej tyre.

Sulmi ndodhi në brendësi të një dyqani dhe policia tani është vënë në kërkim të një mashkulli të moshës 45 deri në 50 vjeç. Gjendja e të lënduarve në Hagë është ende e paqartë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *