Shtyhet takimi i Këshillit Europian që pritet të mbahej në datat 24-25 shtator. Arsyeja për këtë vendim është bërë infektimi me koronavirus i presidentit të KE-së, Charles Michel.
Presidenti i Këshillit Europian mësoi sot se një nga oficerët e tij të sigurisë, me të cilin ishte në kontakt të ngushtë në fillim të javës së kaluar, ishte pozitiv për Covid-19.
Michel, i është nënshtruar testeve të rregullta, doli negativ dje, por në përputhje me rregullat belge ai tani është në kárantinë. Samiti do mblidhet për të diskutuar mbi tregun e Unionit, politikën industriale dhe transformimin dixhital, si dhe marrëdhëniet e jashtme, në veçanti marrëdhëniet me Turqinë dhe Kinën.