Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçate mjeku vlonjat Fejzi Alushi, si pasojë e infektimit me Covid 19.
Lajmi i hidhur bëhet i ditur nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë, që jep dhe një mesazh prekës për vdekjen e mjekut nefrolog.
Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Fejzi Alushi, mjek Nefrolog ne rajonin e Vlores, si pasoje e Covid-19. Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij…….
I paharuar qofte kujtimi i Tij !
Eksperienca Akademike Mesimedhenje
1995 e në vazhdim Lektor i Sëmundjeve të brëndëshme në Fak.Shëndetit Publik
në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.
Studime Universitare dhe Grada Akademike
2012-Doktor i Shkencave Mjeksore. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë.
1979 – Mjeksi e Pergjitheshme. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë.
Botime Universitare dhe Monografi
2008-Botim Libër “ Sëmundjet e Brëndëshme” II
2005-Botim Libër “ Sëmundjet e Brëndëshme” I
2013- Botim Libër Geriatria-Gerontologjia
Eksperienca Profesionale Mjeksore
2005-2007 Drejtor i DRSKSH Vlorë.
1979 e ne vazhdim Mjek Patolog, Nefrolog, Ekografist