Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Covid nxjerr në pah nevojën për investime shtesë, Shqipërisë i duhen 7 mld euro në shëndetësi dhe infrastrukturë

Pandemia Covid ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë investime në sektorin e shëndetësisë dhe ne infrastrukture.

Duke analizuar planin e rimëkëmbjes nga Bashkimi Europian, Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Kërkime Ekonomike analizoi se, pandemia i bëri të dukshme vështirësitë që u krijuan në transport nga mungesa e infrastrukturës për mbërritjen emergjentë të ilaçeve, pajisje dhe stafeve mjekësore nga një vend tek tjetri.

Në kuadër të përllogaritjeve ekspertët e Vienës përllogarisin se në 10 vitet e ardhshme Evropës i duhen rreth 2 trilionë euro investime në infrastrukture dhe energji. Sipas përllogaritjeve, Shqipërisë i nevojiten rreth 7 miliardë euro për të përmirësuar mbi 300 kilometër lidhje dhe nyje te infrastrukturës pjesë e korridoreve evropiane. Sipas përllogaritjeve të ekspertëve të Vjenës Shqipërisë i duhen investime në infrastrukturës sa 57% e PBB së vendit.

Ekspertet e Vjenës pohojnë se 1,5 trilionë euro nga fondet e rimëkëmbjen duhet të shkojnë për përmirësimin real të infrastrukturës në BE që tregjet të lidhen me shpejt me njëra tjetrën. Infrastruktura rrugore dhe hekurudhore me e shpejtë do të ndihmonte lëvizjen e stafeve mjekësore nga një vend në tjetrin nis nga emergjencat që ka krijuar Covid 19.

Në fokus të investimeve në infrastrukturë duhet të jenë infrastruktura, energjia dhe dekarbonizimi. Përforcimi i rrjeteve rrugore, hekurudhore dhe energjetikë do të ulë varësinë e furnizimeve nga jashtë kontinentit. Infrastruktura më e mire do të bëjë me lira kostot në vendet në zhvillime të Europës.

Analistët pohojnë se pandemia nxori në pah dobësitë strukturore të ekonomisë së Europës, ndaj nevojitet një strategji e mirë mirëmenduar për zgjidhje afatgjata.

Bashkimi Europian është duke përgatitur një strategji afatmesme të rikuperimit, në të cilat pritet të adresohen edhe dobësitë që nxori në pak pandemia.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *