Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

LAJM I FUNDIT/ Covid mbyll Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër

Një punonjëse e Sigurimeve Shoqërore ka rezultatuar pozitive në testimet e DSHP gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo ka sjellë edhe mbylljen e institucionit. Burime pranë Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore në Shkodër bëjnë me dije për Faxweb.al se një vendim i tillë ka ardhur pas analizave ku punonjësja rezultoi pozitive.

Nuk ka një afat kur ky institucion do të rihapet, por pritet që gjatë ditës së sotme të kryhet dezinfektimi i plotë i institucionet dhe çdo hap do të ndërmerret në konsulencë me specialistët e shëndetsisë në Shkodër.

Kujtojmë se 17 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, mes tyre dhe 3 personel mjeksor.

Rastet e reja janë zbuluar në Tiranë, Kamëz dhe në Shkodër, ndërkohë që ka një rritje të numrit të personave që kanë pasur nevojë për trajtim spitalor, duke e çuar numrin e të shtruarve në Infektiv në 34.

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *