Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Covid 19 zbulohet dhe në dy reparte të tjera në QSUT, dalin pozitiv 4 persona

Një rast pozitiv me Covid 19 është regjistruar në repartin e gastrohepatologjisë në QSUT. Burime bëjnë me dije se ka rezultuar me koronavirus një infermiere, ndërkohë që nuk dihet ende nëse janë bërë tamponet për pjesën tjetër të stafit.

Më herët ka pasur dhjetra raste pozitive dhe në repartin e hematologjisë, të cilat ndodhen në kate ngjitur mes tyre. Po ashtu 3 raste janë zbuluar në qendrën e konsultave, duke konfirmuar edhe njëherë faktin se spitalet në vendin tonë janë kthyer në vatra të infeksionit.

Kujtojmë se 50 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa janë testuar 333 qytetar. Numrin më të lartë me persona pozitiv në një ditë e ka pasur Shkodra me 12 raste të reja, një më shumë se Tirana me 11 të tilla.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.

Në spitalin Infektiv është shënuar një humbje jete, një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *