Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 ditën e sotme biznesmeni Skënder Semilmaj, në moshën 53 vjeçare.
Mësohet se 5 ditë më parë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit edhe babai i tij, Skënder Selmimaj, në moshën 83 vjeçare.
Skënder Semilmaj ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit. Të dy ishin prekur nga Covid 19 dhe nuk mundën dot t’ja dalin për të mposhtur sëmundjen.
Sot u shënuan 8 viktima dhe 434 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.
(E.H/Faxweb.al)