Situata e pandemisë në vend vijon të jetë ende problematike, ku rinisja e procesit mësimor është një thíkë me dy presa e cila mund të ndikojë në përhapjen e mëtejshme të virusit. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë ditën e sotme, nëntë raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në Elbasan.
Bëhet me dije se mes të infektuarve janë edhe dy mësues të shkollës së ‘Mesme të Përgjithshme Anastas Çakalli’ në njësinë administrative, Kuqan, raporton abcnews. Në rrethin e Elbasanit aktualisht janë 10 mësues, aktivë me koronavirus.
Elbasani numëron 274 raste aktivë me Covid-19, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në këtë qark kanë humbur jetën 23 persona nga kjo sëmundje.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin u konfirmuan pozitivë 153 raste të reja, ndërsa u shënuan edhe 5 víktima.