Në qytetin e Beratit vijon ende lufta me Covid-19. Mësohet se ditën e djeshme janë konfirmuar 14 raste pozitive me koronavirus. Të prekurit nga pandemia janë një punonjëse administrate në Burgun e Beratit, një punonjëse fasonerie e moshës 38-vjeçare, dy mësues konkretisht njëri i një shkolle 9-vjeçare në Berat dhe tjetri i një shkolle në fshatin Poshnje në Urën-Vajgurore, ndërsa rastet e tjera mësohet të jenë nga kontaktet e mëparshme.
Pas kësaj instancat përkatëse kanë nisur me dezinfektimin e ambienteve ku janë konstatuar rastet, kurse të infektuarit janë vetëkarantinuar.
Ndërkohë në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19 një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha. Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.
Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete:
88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.