Covid 19 ka hyrë dhe në institucionet më të larta të drejtësisë, përfshirë GJKKO dhe SPAK. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se në GJKKO dhe SPAK kanë rezultuar 5 persona të prekur me Covid, ndërkohë që puna vijon si normalisht në institucione.
Më herët burimet bënë me dije se të prekur me Covid 19 ishin dhe tre prokurorë të Tiranës, dhe si masë paraprake është marrë pezullimi i hyrjeve dhe daljeve të qytetarëve për 15 ditë.
Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë, janë prekur 12535 persona nga Covid 19, ndërkohë që 364 prej tyre nuk kanë mundur dot që të fitojnë betejën dhe kanë ndërruar jetë.
Me fillimin e shkollave numri i personave që do të preken nga Covid pritet të jetë i lartëpër shkak dhe të kontakteve të shtuara.