Njerëzit të cilët janë në një lidhje por nuk jetojnë së bashku, janë këshilluar të ndërmarrin disa hapa parandalues ndaj Covid-19. Sipas ekspertëve partnerët e rastësishëm s*ksualë janë një rrezik potencial për përhapjen e koronavirusit, pasi asgjë nuk mund të jetë plotësisht e sigurt.
Drejtori Mjekësor në Terrence Higgins Trust, Dr. Michael Brady u shpreh:
S*ksi është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës dhe me vazhdimin e pandemisë së koronavirusit, të gjithë duhet të gjejmë mënyra për të balancuar nevojën tonë për s*ks dhe intimitet.
Rekomandohet gjithashtu të vihet një maskë gjatë aktit, për t’u siguruar që të mos infektohemi përmes ajrit, veçanërisht gjatë një momenti pasionant!
Gjithashtu masturbimi, përdorimi i lodrave s*ksuale dhe s*ksi virtual janë disa nga opsionet më të sigurta, pasi ato mund të bëhen pa qenë në afërsi të askujt tjetër. Larja e duarve për më shumë se 20 sekonda, para dhe pas s*ksit gjithashtu do të zvogëlojë rrezikun nga infektimi.