Në ditët e sotme ështe bërë shumë e vështirë që qytetarët e një vendi apo një shoqërie të caktuar mos infektohen nga COVID-19, që ka ngërthyer botën. Diçka e tillë i ka ndodhur edhe aktorit kryesor në serialin ‘Ramo’, Murat Yıidirim-it, i cili ka disa ditë që është infektuar me virusin tejet të përhapur.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se nuk ka mundur që t’i shpëtojë dot koronavirusit.
Gjithashtu, ai ka bërë apel për të patur më shumë kujdes dhe ka treguar se fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
“Pas një viti duke e shmangur atë, covid më kapi dhe mua. Jam në ditën e 5-të dhe ndihem më mirë tashmë. Unë lutem që kjo sëmundje të largohet nga bota. Kujdesuni për veten tuaj”, ka deklaruar aktori.
Ndërkohë, dhe emra të njohur të kinematografisë turke nuk i kanë shpëtuar infektimit me COVID-19.