Presidenti i zgjedhur i ShBA, Joe Biden ka treguar dashurinë e tij për kafshët gjatë një konference për modën ditën e hënë. Gjatë takimit në teatrin “The Queen” në vendlindjen e tij, u vunë re çorapet ngjyrë blu, në të cilat duken qartë disa qen të vegjël.
Dashuria e Biden për qentë është e njohur. Pas 20 janarit, Shtëpia e Bardhë nuk do të ketë vetëm çiftin e ri presidencial, por dhe dy qentë e tyre Champ dhe Major.
Champ e morën në vitin 2008 dhe tani janë 12 vjeç dhe Majorin, i cili u birësua më 17 nëntor 2018 nga një Azil i Shtetit të Delaware dhe është vetëm 2 vjeç. (A.M/Faxweb.al)