AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Conte iu dha nga 100 euro shpërblim, infermierja: Faleminderit por nuk i dua, nuk pi e nuk ha sepse kam frikë që vetëm me një gjest të gabuar…

Italia është një nga shtetet më të goditura nga koronavirusi, me numrin e viktimave që kanë kapërcyer Kinën, që ka një popullsi disafish më të madhe se shteti europian.

Situatë të vështirë në këtë shtet, po kalojnë edhe bluzat e bardha, ku në këto ditë kanë humbur jetën dhe 30 mjekë që janë në vijën e parfë të sulmit.

Së fundmi, ka prekur jo pak letra e një infermiereje italiane, Michela Venturi, 39-vjeçe,e cila shprehet e indinjuar ndaj kryeministrit Giuseppe Conte, ku qeveria që drejton, sipas saj ka miratuar 100 euro shpërblim për muajin mars.

Letra              

Mirëdita zoti kryeministër Conte. Jam një infermiere 39 vjeçe dhe aktualisht punoj në repartin Covid pozitivë në spitalin e Senigallia-s.

Ka pak qe kam mbyllur turnin e natës që e kalova me pacientët e mi për fat të keq të infektuar nga ky virus i mallkuar. E dini Zoti kryeministër Conte, kam lexuar draftin e dekretit të miratuar këto ditë për t’i bërë ballë kësaj maksi emergjence dhe më ka prekur shumë pjesa e 100 eurove si shpërblim për punonjësit e shëndetësisë, 100 euro të pa tatuara. E dini Zoti kryeministër Conte, unë ju falenderoj ju dhe Qeverinë por dua të ju them se unë nuk i dua…jo jo vërtet faleminderit shumë, por nuk i dua.

E dini Zoti kryeministër Conte, turnet e mia zgjasin nga 7 deri në 10 orë. E dini Zoti kryeministër Conte, se pavarësisht populli i Senegallia-s vazhdon të na sjellë ushqime për të na falenderuar, unë, gjatë turneve të mia, nuk pi e nuk ha sepse kam frikë që vetëm me një gjest të gabuar dhe të bërë në një moment pa vëmendje, unë mund të infektohem dhe si pasojë të infektoj persona të tjerë të këtij shteti. Dhe atëherë shpesh kam një rënie të sheqerit dhe të tensionit por gjithsesi qëndroj në këmbë të bëj punen time dhe nuk dorëzohem.

E dini Zoti kryeministër Conte, unë gjatë turneve të mia nuk shkoj në tualet sepse kam frikë që me një gjest të gabuar të shkaktuar nga lodhja e punës e mungesa e ujit dhe ushqimit, unë mund të infektohem e të infektoj edhe të tjerë. Dhe ndonëherë më shpëton ndonjë pikë urine në mbathje por gjithsesi qëndroj në këmbë të bëj punen time dhe nuk dorëzohem.

E dini Zoti kryeministër Conte, gjatë turneve të mia mbaj dhe përdor veshjen DPI sepse pavarësisht së të lëndon, kam frikë që vetëm duke spostuar syzet apo maskën ose duke hequr palen e parë të dorezave shkakton dhimbje të padurueshme në fytyrë dhe në duar, unë mund të infektohem dhe të infektoj njerëz të tjerë të këtij shteti. Dhe atëherë ndodh që më kapin momente dëshpërimi dhe më mbushen sytë me lot…

(E.K/Faxweb.al)

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *