“Ndërtim pa leje në mes të Tiranës, në hyrjen e banesës së Ministres së Shendetesisë”, kështu shkruan kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në PD Kreshnik Çollaku përmes një postimi në ‘Facebook’ ku ka publikuar foton e një objekti në hyrjen e një pallati.
Sipas asaj që tregojnë banorët, Çollaku thotë se ndërtimin po e bën një ish-ministër socialist, por pa dhënë emrin e tij.
Më tej ai shkruan se banorët njoftojnë Policinë Bashkiake, Inspektoriatin e Ndërtimit dhe Policinë e Shtetit, por “policët, vijnë përshëndeten me ndërtuesit abuziv dhe largohen duke nderuar”
Postimi i plotë:
Ndertim pa leje ne mes te Tiranes,ne hyrjen e baneses se Ministres se Shendetesise.
Banoret tregojne se ndertimin po e kryen nje ish minister socialist.
Banoret njoftojne policine bashkiake,inspektoratin e ndertimit,policine e shtetit.
Policet vijne,pershendeten me ndertuesit abuziv dhe largohen duke nderuar.
Banoret nuk e dine se kur ndertojne pa leje qeveritaret,miqte apo klientet e tyre…ligji nuk ka vlere dhe Abuzimi eshte Ligj !!!
(B.H/Faxweb)