Aspak e zakontë është një pamje që serviret në videon e mëposhtme. Një makinë që reklamon me muzikë deri në kupë të qiellit dhe me pamje një klub striptistesh në kryeqytet.
Pa i hyrë detajeve në lidhje me lejën e qarkullimit, me ndotjen akustike që shkakton, ajo që është alarmante në këtë rast është se makina kalon në çdo rrugë të qytetit.
Pa marrë parasysh se në to mund të ndodhen fëmijë, apo adoleshentë. Video është postuar nga “Lolita’ dhe ka shkaktuar një seri reagimesh. Ndërkohë që qytetarët ngrenë alarmin, autoritetet përgjegjëse zgjedhin të heshtin.
(E.K/SHUPLAKA)