Moti në Kosovë ka qenë shumë i paqëndrueshëm ditët e fundit. Krahas temperaturave tepër të larta të paradites, si pasojë e të nxehtit afrikan, kemi kalimin në një mot me breshër gjatë pasdites.
Mund të përmendim Komunën e Drenasit e cila në orët e pasdites së sotme është përfshirë nga breshëri. Këtë e dëshmojnë edhe pamjet në Nekovc të Drenasit ku siç shihet kokrra e breshërit arrin në madhësinë e një topi tenisi.
Për shkak të breshërit ka pasur dëme materiale, si xhama të thyera makinash apo të mbjella të prishura.