AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Clinton rrëfen momentin mallëngjyes me një shqiptar, cili ishte gjesti i kamarierit në New York

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka mbajtur një fjalim tejet emocionues në aktivitetin e sotëm në kuadër të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës ku ndër të tjera tregoi edhe një moment shumë të veçantë që kishte përjetuar në një hotel në Amerikë pas dhënies së vendimit nga ana e tij për bombardimin e Serbisë në 1999-ën.

Clinton ka treguar se si një kamarier shqiptar, i kishte rënë në gjunjë për ta falënderuar për gjithçka që presdienti kishte bërë për Kosovën.

“Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në New York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi.Apo kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme”, tha Clinton.

Clinton ka thënë se moment të tilla i ndodhin çdo kund, megjithatë thotë se një i tillë me kamerierin shqiptar ishte gjëja më e mrekullueshme që i kishte ndodhur pas 19 vjetësh që kishte lëshuar Shtëpinë e Bardhë.

“Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në Neë York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi.Apo kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Clinton i emocionuar.

Ndërkohë aid ha edhe një mesazh të fortë ndaj politikës shqiptare në tërësi:  “Më pëlqejnë shqiptarët dhe kosovarët, ne kemi nevojë për juve. Por të rinjtë duhet të kenë mundësitë që të ndërtojë të ardhmen e tyre këtu në Kosovë”, është shprehur Clinton.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.