Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Clinton dhe Patterson do të shkruajnë një roman, tema: Dramat globale në prapaskenë

Ish-Presidenti i SHBA, Bill Clinton do të botojë një roman me shkrimtarin më të shitur të romaneve me temë krimi, James Patterson. Me titull “Mungon Presidenti”, romani do të ketë në fokus dramat globale në prapaskenë, në korridoret më të larta të pushtetit”.

Në një deklaratë të lëshuar nga botuesi i tij, Clintoni, i cili u largua nga detyra në vitin 2001 tha: “Ka qenë shumë argëtuese puna për një libër mbi një president në detyrë – bazuar në ato që unë di për punën, jetën në Shtëpinë e Bardhë dhe mënyrën si funksionon Uashingtoni”.

Ai e përshkroi të punuarit me Patterson, që është i famshëm për librat në bashkëpunim, ashtu sikurse edhe për bestseller-at e tij, si “fantastike”. “Kam qenë një fans i tij për një kohë shumë të gjatë”. Patterson u shpreh se bashkëpunimi i kish dhënë mundësi qasjeje në ato që ndodhin në Zyrën Ovale, gjë që e ka informuar dhe në libër .“

Unë jam një rrëfimtar dhe të dhënat e Presidentit Clinton na kanë mundësuar të tregojmë një histori me të vërtetë interesante”, tha ai. “Është një kombinim i rrallë, lexuesit do shohin nga afër se si është në të vërtetë të jesh president”. Romani, që do të botohet në qershor 2018, do të ketë detaje që “vetëm një president mund t’i dijë”, bëri të ditur Shtëpia Botuese Penguin Random House. (S.SH/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *