Berisha: Mund t’ju them që në 30 vite është ndër aktet më mafioze, sepse Gledis Nano ishte një polic, komisar i gjeneratës së re. Emri i të cili nuk figuronte në 130 narkokomisarët.
Nuk kam pasur iluzion se do ishte njeri i suksesit, por nuk kam pasur informacion për lidhje të tij me grupe kriminale. Mungesa e këtyre lidhjeve është diçka pozitive. ky pati edhe një çështje të madhe me Edi Ramën, call centrat. Doli emri i Olsi Ramës. Wshtë një hetim gjerman. Së fundmi, siç edhe fjala franceze “cherchez la femme” del që të ketë pasur probleme të zonjës Balluku. Probleme të këtyre linjave gjithmonë. Të gjitha bënë që të largohet si agjent i imperializimit amerikan.