Për kreun e Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa shqetësuese në Shqipëri mbetet liria e cunguar e gazetarëve. Në një intervistë me Deni Turhani, Çipa tregoi detajet e takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim, duke marrë shkas edhe nga dhunimet dhe kërcënimet që u bëhen gazetarëve.
Ndërkohë problem për Çipën mbeten edhe vonesat e pagave për gazetarët.
Çipa: Ishte një ftesë për lirinë e gazetarëve, lirisë së medias dhe pas lajmeve për dhunime dhe kërcënime ndaj gazetarëve, më i freskët ai i dhunimit të gazetarit të Lezhës dhe bashkëshortes së tij.
Ne jemi të shqetësuar nga liria e cunguar e gazetarëve, në Shqipëri nuk ka pengesë për pasjen e një medie dhe përdorimin e saj.
Liria e gazetarit është një nga problemet serioze në Shqipëri. Nuk respektohet institucioni i editorit, editori përcakton politikat redaksionale dhe qasjet ndaj asaj që pasqyrohen. Kjo liri është e kufizuar edhe për tregun financiar. Në folëm me ambasadoren edhe për situatën e rikthyer për vonesën e pagave, mos respektimi që lidhet me financimin me sigurimet shoqërore. Apo gazetarët që kanë pasur 30 vjet profesion dhe marrin një pension minimal
Në Shqipëri nuk ka një status të gazetarit. Që të ketë status të gazetarit duhet të ketë disa institucione vetë-rregulluese. Edhe për këtë folëm me ambasadore.