Themeluesi i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Hysamedin Ferraj ka folur për Fax Neës në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë. Para disa ditësh, Gjykata e Lartë i dha të drejtë presidentit Thaci për dekretin ku propozon Avdulla Hotin si kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
Ky vendim u përshëndet nga ndërkombëtarët, prandaj Ferraj zbuloi nëse Kosova është tradhtuar duke thënë: “Nuk them se është e tradhtuar, është sjellje e rëndomtë e ndërkombëtarëve që nuk mund ti bëjnë thirrje një populli të mos i binden vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkombëtarët nuk di të jenë shprehur ndonjëherë qartë në lidhje me të drejtën e të padrejtën, gjuha e tyre është e ngurtë, prandaj nuk them që është vullnet i ndërkombëtarëve që situate të shkonte kështu por pasojë dhe përshkrim i situatës ashtu sic i dha teh Presidenti me Gjykatën e tij Kushtetuese. edhe qeverisë Haradinaj i bënë presion për tarifën doganore që vendosi dhe këmbëngulja e tij për të mos e hequr sigurisht që ka cuar në shkarkimin e tij. Tani LDK është gati të bëjë qeverinë dhe populli të bëjë rezistencën ndaj kësaj qeverie.”
Ndësa për faktorët që do të caktojnë se sa zgjat qeveria e re janë qëndrimi i popullit dhe realizimi i kërkesave ndaj Serbisë.
“Ka dy faktorë që e përcaktojnë jetëgjatësinë e qeverisë Hoti. Nga njëra anë është qëndrimi i popullit i cili mund të përshkallëzojë në një shkallë pakënaqësie tepër të madhe ndaj tij që mund të imponojë një zgjidhje tjetër dhe faktori i dytë që ndikon është shpejtësia me të cilën do të realizojë kërkesat e Serbisë për copëtimin e mëtejshëm të Kosovës për rithemelimin dhe ristabilizimin e korrupsionit në Kosovë”, u shpreh Ferraj.(A.M/Faxweb.al)