Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Cilët janë 5 prej të arrestuarve nga aksioni i djeshëm në Elbasan

Gjatë aksionit të djeshëm të zhvilluar në Elbasan nga FNSH dhe forcat RENEA  u arrestuan 8 persona. Ky ishte një operacion i urdhëruar nga kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku. 

 Të arrestuarit janë: 

  1. Edmond Abazi nga Pogradeci

2.Kristi Maxhari nga Pogradeci

  1. Kristian Petani nga Pogradeci.

4.Gerald Yzeirllari nga Pogradeci

5 Gazmor Kukla nga Gramshi

Paraprakisht, mendohet se 4 prej tyre kanë lidhje me atentatin me tritol ndaj Lul Kullës, biznesmenit nga Shkodra. Atentati ndaj tij u krye me tritol në makinë në lagjen “Rus” më 13 janar, ku mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre dhe Lul Kulla. 

Kujtojmë se operacioni blic është përqëndruar edhe në banesat e dy prej fiseve të njohura si të përfshira në aktivitete kriminale, Çapja dhe Çela.

Forcat Speciale kanë ndërhyrë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” edhe në tregun agro-ushqimor në Elbasan.(J.V/Faxweb)

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *