Mançester Siti është më afër mbylljes së marrëveshjes me një ndër talentet më të mëdha në futbollin brazilian, i cili quhet Kaiki.
Kaiki është vetëm 17 vjeç dhe me shumë mundësi do të bashkohet me skuadrën e Sitit në verën e vitit 2022. Aktualisht sulmuesi i ri luan për skuadrën e Flumineses në Serinë A braziliane dhe shumë ekipe evropiane ishin vënë pas tij, por ka qenë Siti, ekipi që ka kënaqur më shumë brazilianët me ofertën e tyre.
Kaiki cilësohet si “Nejmari i ri” në Brazil dhe aftësitë e tij janë të jashtëzakonshme.
"OS MLK É LISO" ??
Kayky levou muito a sério a história do "vai, faz a fila e vem um de cada vez"! Tá maluco! Golaço! pic.twitter.com/NW2GWLZ6wm
— TNT Sports Brasil (@TNTSportsBR) April 11, 2021