Shumë epitete të tipit “I forti i të fortëve”, “Rambo” i janë vendosur Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ndërkohë i ftuar në “Në kurthin e Piter Panit” me Alketa Vejsiun, me modesti ai ka sqaruar para publikut se pse e kanë quajtur kështu.
I ndodhur përballë fëmijëve ish-komandanti i UÇK-së, rrëfeu disa prej sfidave të tij më të mëdha në jetë, që nga lufta e ashpër që përballoi Kosova për vite me radhë e deri te gjyqi famëkeq i Hagës, duke u shprehur se ia ka dalë gjithmonë mbanë në jetë, sepse ka pasur në krah Anitën, bashkëshorten e tij të jetës dhe bashkudhëtaren më besnike, mbrojtësen dhe mbështetësen më të madhe në ditët më të këqija.
Megjithatë, i vendosur përballë një zgjedhje të tillë, se “Cilën do më shumë, Anitën apo nanën?”, Anitës do t’i duhet të rrijë një hap pas.
Kreu i qeverisë së Kosovës nuk u mendua dy herë, duke u shprehur: “Nanën…” – mirëpo përgjigjen me modesti e interpretoj në një mënyrë pas së cilës të jemi të bindur se Anita nuk do të kishte më çfarë të thoshte.
“E di pse? E dua edhe Anitën, shumë, shumë, por nana ka mbetur pa babën tash, kështu që po i jap më shumë dashni asaj… “ – tha i prekur Haradinaj. Mesa dukej edhe Anita e dinte përgjigjen, pasi që jo më kot ishte pikërisht ajo që ia kishte dërguar Alketës këtë pyetje.