AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Cila është oferta e Kadri Veselit ndaj afaristit?! Ramiz Kelmendi: Ja kur do ta tregoj

 

Afaristi Ramiz Kelmendi, i cili kohëve të fundit aderoi në PDK pasi u largua nga LDK-ja, , ka thënë se Kadri Veseli i ka bërë një ofertë e cila do të publikohet një ditë pas zgjedhjeve.

“Kadri Veseli më ka bërë një ofertë, e cila do të bëhet publike me 7 tetor”, theksoi Kelmendi.

Ai u shpreh në “T7” i bindur se PDK do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.

“Jam i bindur se Kadri Veseli do të fitojë në zgjedhje dhe do të përfundoj kryeministër i vendit, sepse qeveria e tij nuk do të jetë avangardë e korrupsionit”, shprehet Kelmendi.

Gjithashtu Kelmendi sqaroi se aktualisht nuk është në politikë por vetëm në mbështetje të Veselit.

“Nuk jam në politikë, aktualisht jam në mbështetje të Veselit dhe punës së tij”, tha biznesmeni Klemendi.

“Kjo është një mbështetje që unë i ofroi Veselit dhe kjo nuk do të thotë që unë do të jem pjesë e qeverisë”, shtoi Kelmendi.

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *