Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Cila është historia e gjyqtarit Gjermeni me PD-në?! Flet avokati i Salianjit: Kishim kërkuar përjashtimin e tij nga çështja

Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho ka deklaruar se Gjykata ka dhënë një vendim të paligjshëm dhe të pabazuar, ndërsa paralajmëroi se çështja do të dërgohet edhe në Gjykatën e Strasburgut nëse drejtësia shqiptare nuk do të marrë një vendim të paanshëm.

Braho deklaroi në një lidhje telefonike për Fax News se, gjyqtari që ka marrë vendimin e sotëm për dënimin e Salianjnit dhe gazetarit Jetmir Olldashi ka konflikt interesi me Partinë Demokrartike. Ai tha se është kërkuar Gjykatës të përjashtohet nga çështja ndërsa nuk preferoi të komentonte se cili është konflikti i tij me PD-në.

Duke e konsideruar të pamerituar vendimin e ndaj klientit të tij, ish-deputetit demokrat, Ervin Salianjit si të paligjshëm, Braho tha se të gjitha provat që janë depozituar në organet e drejtësisë ndaj Agron Xghafajt janë të vërteta dhe të pakontestueshme.

“Gjyqtari Gjermeni ka një histori me Partinë Demokratike, por unë nuk do të merrem me këtë pjesë. Ajo çfarë di të them se kemi kërkuar tre herë përjashtimin nga çështja të këtij gjyqtari por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh, pasi me urdhër politik mbyllën sytë dhe morën një vendim të pabazuar. Ky gjykim ka katër fashikuj ku ka prova, përgjime, tabulate telefonike që provojnë se Agron (Geron) Xhafaj ka qenë pjesë e asaj çfarë ka denoncuar PD”, tha Braho.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *