Në Taranto të Italisë një çifti shqiptar i janë sekuestruar 19 kg kokainë të fshehura pranë banesës së tyre.
Bëhet me dije se substance narkotike ka qenë e fshehur në një depo me mjete bujqësore ku u gjetën dy qese plastike të zeza, njëra me 14 kg dhe tjetra me 5 kg kokainë.
Çifti shqiptar kishte kohë që ndiqej nga policia italiane por momenti kulminant kishte rezultuar ndjekja e shqiptarit i cili kishte lidhje me korriere të tjerë të drogës të cilët ishin gjithashtu shqiptarë.
Në momentin që shqiptari u kap në flagrancë, atij ju gjetën 900 euro me vete, burimin e të cilave nuk arriti t’a justifikonte. Sjellja e tij nervoze i shtyu efektivët të kontrollonin banesën e tij ku gjetën edhe substancën narkotike të kokainës gjithashtu edhe sasi të vogla kanabisi.
Vetëm gruaja me origjinë shqiptare u arrestua nga operacioni i zhvilluar pasi bashkëshorti i saj u arratis gjatë kontrollit që policia po bënte në shtëpinë e tij.