Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

Çifti maqedonas kapet me drogë në Qafë Thanë, policia kufitare i vë në pranga

Policia kufitare ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lndëve narkotike, ku vetëm një ditë më parë në Qafë Thanë janë sekuestruar plot 4 pako me kanabis, të cilat peshonin nga 1 kilogramë e 150 gramë secila.

Policia ndaloi një autobus që kishte si destinacion Maqedoninë dhe gjatë kontrollit pakot me drogë iu zbuluan një çifti maqedonas. Metodi Maraichkov, 40 vjeç si edhe Ljubica Zucovikj, 40 vjeçe, u arrestuan nga policia menjëherë pas zbulimit të lëndës narkotike.

Detajet e policisë:

QAFË-THANË/ Policia Kufitare godet një tjetër rast të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Sekuestrohen 4 pako me peshë 1 Kg e 150 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë një shtetas maqedonas dhe bashkëpunëtorja e dyshuar e tij, pasi në valixhen personale ky i fundit, posedonte sasinë e dyshuar të drogës.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në vijim të punës së tyre kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: Metodi Maraichkov, 40 vjeç si edhe Ljubica Zucovikj, 40 vjeçe, të dy banues në Maqedoni.

Më datë 11.09.2017, shtetasit e mësipërm, janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, si pasagjerë të një mjeti tip autobus me targa GV945BM, i cili kishte si destinacion Maqedoninë. Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë Kufitare, kanë ushtruar në valixhen personale të shtetasit Metodi Maraichkov, i’u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 4 pako me peshë 1 Kg e 150 gram lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.

Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale : “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal. (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2761″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *