Janë identifikuar edhe dy raste të reja me COVID-19 në qytetin e Korçës për të cilët burime për Fax News konfirmojnë se janë një çift bashkëshortësh në moshë të thyer.
Të njëjtat burime pohojnë se ata janë komshinj të çiftit të parë të prekur me COVID-19 në qytetin e Korçës.
Ka qenë 70-vjeçarja e para e cila është prekur dhe më pas është rënduar edhe gjendja shëndetësore e bashkëshortit të saj ku pasi ka kryer analizat ka rezultuar edhe ai me COVID-19.
Tre qytetarë disa ditëmë parë janë nisur nga Korça drejt Tiranës të cilët dyshoheshin për koronavirus, dhe kanë dalë pozitiv, ndërsa ata janë një çift të moshuarish që ishin kthyer nga Italia dhe menaxheri i një prej resorteve më të njohura në qytet.
Mësohet se çifti i moshuar i bashkëshortëve, 75 dhe 76 vjeç është infektuar nga mbesa e tyre e cila ishte kthyer më 8 mars nga Italia ndërsa sipas mjekëve mbesa ka rezultuar negative me testin dhe nuk ka probleme me shëndetin
Ndërkaq pas konfirmimit familjarët e tyre dhe personat e kontaktit u vetëizoluan për 2 javët e në vijim.
(F.GJ/FAXWEB.AL)