Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Champions League rifillon në gusht, Armando Duka zbulon planin e UEFA për ndryshimin e formatit

Champions League do të rifillojë në muajin gusht, por ka ende shumë paqartësi rreth vijimit të këtij sezoni. Katër skuadra janë kualifikuar në çerekfinale dhe pritet të mësohen katër skuadrat e tjera.

Të gjitha ndeshjet e mbetura mund të luhen në një vend, teksa Stambolli dhe Lisbona janë alternativat.

Armand Duka ka folur për Radio Punto Nuovo rreth kësaj temë. Presidenti i FSHF-së, njëkohësisht edhe anëtar i bordit të UEFA-s, tregon ndryshimet që mund të ndodhin dhe vendimet zyrtare do të merren më datë 17 qershor.

“Jam shumë i kënaqur që futbolli italian rikthehet sot me një ndeshje shumë interesante: Juventus-Milan. Shpresoj që të përfundojë kampionati, rregullat në Itali janë pak të rrepta, por shpresojmë që ky sezon të përfundojë. Final 8 në Lisbonë? E kam lexuar lajmin në gazeta, por nuk është marrë asnjë vendim deri tani.

Grupet e punës po merren me këtë gjë dhe vendimi zyrtar do të merret më datë 17 qershor. Nuk e di nëse do të luhet Champions League në Lisbonë, ka diskutime të ndryshme për këtë temë. Një prej tyre është e ardhmja e këtij kompeticioni: po mendojmë të luhet një ndeshje teke, jo më dy për t’u kualifikuar më tej.
Ende nuk ka asgjë zyrtare. Gushti do të jetë muaji i Champions League, gjithashtu ai i eliminatoreve për sezonin e ardhshëm. Ndoshta mund të luhen ndeshje teke, kështu mund të ndodhë edhe në Europa League.

Riformatimi i Champions League? Parashikohet një ndryshim për kualifikueset e radhës. Mund të zhvillohet një ndeshje teke nga faza çerekfinale e më tej. Do të diskutohet gjithçka më 17 qershor, veçanërisht se si do të përfundojnë kompeticionet e këtij viti“, përfundon Armand Duka.

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.