Italiani Salvatore Tambe, i arrestuar për vrasjen e shqiptarit Astrit Lamaj në vitin 2013 ka mohuar krimin para gjykatës. “Unë nuk kam qenë kurrë në atë garazh”, është shprehur Tambe, i cili rezulton i lidhur me organizata mafioze.
Ai tha se kur u vra shqiptari ndodhej në një zyrë postare, por nuk ka prova për këtë dhe hetuesit nuk e marrin në konsideratë këtë deklaratë.
Tambe akuzohet se e mbajti viktimën të palëvizur ndërsa bashkëpunëtorët e tij, të cilët nuk janë identifikuar e mbytën me fije najloni. Menjëherë pas kësaj, ata e betonizuan në një vilë luksoze në Monte Gappa.
Më pas viktima u hodh në një pus nën një tavernë të Villa degli Occhi, vendbanim luksoz në Senago. Vrasja e shqiptarit u porosit për hakmarrje nga një grua e pasur e zonës së Xhenoas, 64-vjeçarja, Carmelina Sciacchitano, një tregëtare bizhuterish gjenoveze, e grabitur dhe e braktisur nga viktima, me të cilën ajo kishte pasur një marrëdhënie romantike.(A.M/Faxweb.al)