Pandemia e koronavirusit që ka goditur botën prej disa muajsh do të lërë pasoja të rënda tek njerëzimi. Shkencëtarët paralajmërojnë se psikologjia e njerëzve do të rëndohet dhe për pasojë do të ketë rënie të numrit të martesave dhe të lindjeve.
Pas 90 studimeve, ekspertët në ShBA zbuluan se do të ndikohen edhe personat që nuk janë infektuar. Shtatzënitë e planifikuara do të reduktohen në përgjigje të krizës globale shëndetësore dhe njerëzit në përgjithësi t`i shtyjnë martesat dhe prindërimin.
Rënia e nivelit të lindjeve do të ndikojë në mundësitë e punësimit dhe në ekonomi. Shkencëtarët shtojnë se mund të ketë shtim të kritikave për pabarazi gjinore apo konservatorizëm social.
Në shumë mënyra, vënë në dukje studiuesit, ‘pandemia është kthyer një eksperiment social në të gjithë botën’ – rezultatet e të cilit, janë ende larg përfundimit.