Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Çfarë po paralajmëron avokati: Po presim konfirmimin nga SHBA, këtë javë do të prezantojmë të dhënat në anglisht…

I ftuar në ‘Fax News’ avokati Altin Goxhaj ka publikuar fakte të reja që lidhen me implikimin e ambasadës amerikane dhe fondacionit Soros në reformën në drejtësi.

Altin Goxhaj u shpreh se ambasadori amerikan ka që në 2016 që gënjen shqiptarët ndërsa këtë javë e bëri edhe në anglisht kur deklaroi se fondacioni Soros nuk ka marrë para nga ambasada amerikane.

Duke iu referuar publikimit të organizatës “Juridical ëatch” Goxhaj tha se publikimet që ka bërë kjo organizatë janë nga brenda ambasadës, ndërsa ai tha se jep vetëm të dhënë publike që mjafton të kërkosh dhe i gjen. Ai tha se nga dosja e peticionit që i është dërguar SHBA-së do të bëhet publike këtë javë dhe është në pritje të datës dhe orës që tu konfirmohet nga Amerika. Sipas tij aty do të shihet se si u keqpërdo politika amerikane në Shqipëri nga fondacioni Soros dhe si u dëmtuan interest amerikane dhe ato shqiptare.

“Ambasadori Amerikan ka që në vitin 2016 që gënjën por e bëri tani edhe në anglisht para tre ditësh tek “Zëri Amerikës” dhe kjo është një gjë e rëndë. Një organiztë amerikane shumë e rëndësishme, ‘Juridical Whatch’ ka filluar dossierin për Shqipërinë, kishte nxjerrë ca të dhëna që kanë të bëjnë me Shqipërinë që ne nuk mund ti sigurojmë dot se janë brenda ambasadës, ne japim vetëm të dhëna publike, dhe unë sot kam sjellë të dhënë nga dosja jonë e peticionit që i është dërguar SHBA-së, është dosja e zezë e këtij peticioni që do të bëhet publike këtë javë. Ne po presim orën dhe vendin e datën që të na konfirmohet nga Amerika që ta bëjmë publike këto të dhëna në shqip dhe anglisht në një sallë plot me njerëz për të parë se si është keqpërdorur politika amerikane në Shqipëri dhe janë dëmtuar interesat e politikës amerikane por edhe shqiptare nga një grusht njerëzish të fondacionit Soros por edhe të ambasadës amerikane”, tha Goxhaj.

Në lidhje me përfshirjen e fondacioni Soros në reformën në drejtësi kaq shumë të debatuar në Shqipëri, Goxhaj tha se Soros e ka bërë reformën në Shqipëri, dhe për këtë ai ka patur nën kontroll edhe kreun e opozitës Lulzim Basha . Ai zbuloi një dokumet që ishte zbuluar nga ëikileaks ku dilte që fondacioni Soros tregonte se do të përfshinte ambasadën amerikane për reformën dhe atë të BE-së për t’i bërë presion politikës për ta miratuar.

“Ky dokumet që kam këtu është shumë i rëndësishëm dhe është projekti i fondacionit Soros për reformën, është paraqitur nga fondacioni Soros në Tiranë për fonfdacionin Soros në Neë York dhe thotë pasi ramë dokord me Lulzim Bashën, fillojmë reformën në drejtësi në Shqipëri, në 2014.

që do të thotë se ky është projekti I fondacionit Soros për të bërë reformën në drejtësi për 450 mijë dollarë.

Tani unë kam një dokument që ka dalë në vitin 2016, 1 muaj pasi u votua reforma, , kjo është strategjia e Sorosit për vitin 2014-2017,  është një dokument që ka dalë nga Ëikileaks, ku fondacioni Soros thotë për reformën kushtetuese “Ne do të involvojmë ambasadën amerikane për të ndikuar për të miratuar reformën, ne do të bëjmë peticione, protesta qytetare për të thënë që populli e do dhe ti bëjmë presion politikës që ta miratojë reformën”, tha Goxhaj.

(B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *