Gazetari i njohur i “The Ecomonist”, Tim Judah, ka publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale një fotografi ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, shfaqet i ulur përkrah homologes së tij serbe Bërnabiç.
Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë janë fotografuar të ulur krah njëri-tjetrin, në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili po mbahet në Londër.
“Për reciprocitetin me njëri-tjetrin? Albin Kurti dhe Ana Bërnabiç. Do të jetë interesant të dëgjohet çfarë po ndodh prapa skenave dhe tani është mundësia. Samiti i BERZH-it për Investime në Ballkan”, është dedikimi i gazetarit të njohur Judah për fotografinë në fjalë.
Prej disa ditësh Albin Kurti gjendet nën një presion të shtuar ndërkombëtar për heqjen e taksës 100% për mallrat serbe, ndërkohë që kryeministri i Kosovës ka premtuar përpara zgjedhjeve marrëdhënie reciprociteti, që nënkuptojnë njohjen e dyanshme mes vendeve.