Reperi Ledri Vula ka zbuluar pasionin e tij të fshehur për ármët. Në disa postime në Instagram, teksa është i shoqëruar nga miqtë, tregon se ka shkuar në një vend ku bëhet qitje me kállash.
Në disa imazhe tregon ármët e llojeve të ndryshme, momentet kur zbraz karikatorin e kalláshit dhe plumbát që mban në dorë. Më parë të gjithë e dinin pasionin e Ledrit për basketbollin dhe sportin.
Ndërkohë, reperi së shpejti do të bëhet baba pasi partnerja e tij Sara Hoxha është në pritje të një fëmije. Shpresh herë është shprehur se dëshira për tu bërë prind është e madhe pasi i pëlqejnë shumë fëmijët.(A.M/Faxweb.al)