Pamje apokaliptike janë ato që kanë publikuar mediat në Turqi, pas tërmetit me magnitudë 7 të shkallës Rihter, që kanë goditur ishujt Dodecanese, mes Greqisë dhe Turqisë.
Në disa qytete në Turqi uji shihet të ketë dalë në rrugë, ndërkohë që alarmi për tsunami është dhënë në të gjithë Mesdheun.
Sipas të dhënave paraprake, raportohet se pas rënies së tërmetit deti është tërhequr disa metra dhe ka vërshuar vetëm pak minuta më parë në qytetin Seferihisar të Turqisë.
Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë, ndërkohë që të paktën 7 ndërtesa janë rrafshuar, njofton ministri i brendshëm turk.
Edhe pse derimë tani nuk raportohet për viktima, rrënojat e pallateve shtojnë frikën, se poshtë tyre mund të ketë pasur njerëz. Kanë nisur ndërkohë operacionet e kërkim shpëtimit, ndërsa ka reaguar dhe vetë presidenti truk Erdogan.
“Ne jemi pranë njerëzve në këtë momente, do të bëjmë të pamundurën për të shpërtuar jetën e qytetarëve”, është shprehur Erdogan.
Lëkundjet janë ndjerë dhe në shumë qytete turke si në Bursa, Stamboll, Izmir, Denizli dhe Çanakkale. Edhe pse epiqendra ka qenë në ishullin grek në kufi me Turqinë, mësohet se tronditjet janë ndjerë dhe në shumë qytete të tjera në Greqi, por ende nuk është njoftuar për dëme.
(E.K/Faxweb.al)