AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Çfarë po ndodh në PS? Rama kokë më kokë me drejtuesit e Veriut, Ruçi me të Jugut, Balla me…

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme koordinatorët e Partisë Socialiste në Qarqet e Veriut të vendit.

Mësohet se Rama është në takim me drejtuesit e 4 Qarqeve të Veriut, konkretisht, atë të Shkodrës, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës.

Ndërkohë mësohet se rreth orës 17:00, Taulant Balla do të mbledh drejtuesit 4 qarqeve të Shqipërisë së Mesme ndërsa Gramoz Ruçi do të mbledh drejtuesit e Qarqeve të Shqipërisë së Jugut në qytetin e Fierit.

Këto takime të befasishme dhe të rakorduara pothuajse në të njëjtin orar, vijnë pak kohë pasi Rama mbledhi në selinë e PS kryesinë e partisë në të cilën u diskutua mbi procesin zgjedhor të 30 Qershorit.

Ndërkohë, është bërë me dije se me 22 Korrik do të mblidhet Asambleja Kombëtare ku pritet të vendoset edhe për zgjedhjet brenda partisë, gjë për të cilën vetë kryetari i saj tha për gazetarët se do të ndodh shumë shpejt.

Për Partinë Socialiste që është në pushtet, në sfond paraqitet një pengesë jo e vogël ndërsa kryebashkiakët aktual që vijnë nga radhët e opozitës dhe që iu ka mbaruar mandati, kanë deklaruar se nuk do t’i lirojnë zyrat e tyre pasi nuk e njohin procesin e 30 Qershorit.

Ata janë shprehur vazhdimisht se njohin dekretin e Presidentit në të cilin theksohet se 13 Tetori është data e re e ligjshme pas anullimit të datës 30 Qershor për zgjedhjet vendore.

Ndërkohë, nga ana tjetër, një pjesë e mirë e të zgjedhurve të 30 Qershorit, shumica prej tyre pa kandidat rival përballë, janë njohur me vendim të gjykatave të rretheve për marrjen e detyrës.

(F/GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *