Qindra njerëz, kryesisht të rinj, mbushën rrugët e Napolit për të demonstruar përpara selisë së Rajonit Campania se ishin kundër masave kufizuese dhe mbylljes së vendit për shkak të Covid-19.
Protesta është shoqëruar me pérplásje të forta mes qytetarëve dhe autoriteteve. Shkak për ngritjen e tyre është bërë një njoftim i guvernatorit De Luca për të rikthyer karantinën, pasi ditët e fundit Italia po përballet me një numër të lartë rastesh të reja me Covid-19.
Shumica e protestuesve ishin të rinj, kryesisht biznesmenë dhe tregtarë, ndërsa marshuan në rrugë duke djegúr dhe shkátërruar qytetin, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet e dhunshme.
Autoritetet përdorën gaz lotsjellës dhe tymuese për t’i shpërndarë ata, por nuk zmbrapseshin lehtë, pasi një grup demonstruesish janë parë duke góditur dhe thyer xhamat e një makine efektivësh.
Shumë të rinj, të cilët, duke sfiduar shtetrrethimin që filloi në orën 11:00, dolën në rrugë me skuter duke u rënë borive dhe duke drejtuar parulla dhe fyerje kundër guvernatorit. “Disa ditë më parë politikanët na kërkonin për të marrë votat, tani në pengesën e parë na mbyllin dhe na braktisin”, dëgjoheshin duke thirrur protestuesit.
(E.K/Faxweb.al)