Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Prokurorja e Speciales flet për materialet që u konfiskuan në shtëpitë e ish-krerëve të UÇK-së

Pranë Dhomave të Specializuara në Hagë ka filluar konferenca statusore në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Një prokurore e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka thënë se ka mbetur që të hetohen një numër i materialeve që i kanë konfiskuar gjatë bastisjeve në shtëpitë e ish-krerëve të UÇK-së.

 “Një numër i këtyre hapave hetimorë mund të kryhen vetëm kur çështja mund të bëhet publike. Një pjesë e materialeve që u morën gjatë këtij kontrollimit dhe do të duhen ndoshta hapa tjerë hetimorë lidhur me atë marial…. Prokuroria përpiqet që nxjerjrja e materialeve të kryehet në një mënyrë që nuk e paragjykon mbrojtjen dhe gjykata të informohet në mënyrën e duhur”, ka thënë prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Sepcializuar.

Konferenca statusore apo konferenca mbi ecurinë e çështjes ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve midis palëve. Në këtë konferencë pritet që prokuroria të tregojë se me çfarë lloji të provave disponon.

Sipas një parashtrese të Prokurorit të Specializuar dërguar Dhomave të Specializuara për këtë konferencë, e të publikuar në faqen e tyre të internetit, prokuroria pretendon se për konfirmimin e aktakuzës ka disponuar me material prej rreth 43 mijë faqe, duke përfshirë raporte, deklaratat të dëshmitarëve, fotografi, e mbi 20 orë material audio-vizual.

Kundër tyre gjykatësi i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të gjithë, aktualisht gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që i cilësojnë ata si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”./expres

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *