AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha
Çfarë po ndodh në burgjet greke, vetëvritet 40-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Koridhalos në Greqi, ku një shqiptar është vetëvarur.
Shqiptari është gjendur i varur në qelinë e tij dhe sipas të burgosurve të tjerë, ai ishte i vetëm në qeli dhe i ka dhënë fund jetës së tij me kabllin e televizorit, duke varur veten te dera e qelisë
Nuk bëhet i ditur identiteti i 40-vjeçarit me origjinë nga Lushnja siç nuk bëhen me dije edhe shkaqet që kanë çuar drejtë aktit të rëndë.
Shqiptari 40-vjec, ishte i paraburgosur për “tentative vrasje” të një të afërmi te tij.
Policia greke ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur ngjarjes.
(K.H/Faxweb.al)
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...