Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka zbuluar se si po funksionon rinovimi i kartës së identitetit në Greqi. Në një shkrim në Facebook thotë se duhet të paguajnë 270 euro pasi kompania private punon në kurriz të shqiptarëve.
Zinxhiria thotë kemi të bëjmë me një “cmenduri alla shqiptarce” pasi emigrantët duhet të udhëtojnë dejt Shqipërisë për të rinovuar mjetet e identifikimit. Sipas llogarive të gazetarit, 140 euro duhet të paguhen për udhëtimin, 10 euro për pagesën e kartës dhe 120 euro për tamponin e koronavirusit që në total arrijnë në 270 euro.
Në shkrimin e tij ngre pyetjen: Pse me pasaportën rinovohet në konsullatat në Greqi dhe për të rinovuar vetëm kartën duhet shkuar në Shqipëri?
Shkrimi i plotë: Një çmënduri alla-shqiptarçe…? Rinovimi i kartës së IDENTITETIT me dy standarte nga kompania ALEAT. Ku është shteti shqiptar nëse ekziston për emigrantët shqiptarë. Në Greqi për të rinovuar kartën e IDENTITETIT, emigranti në kohë Pandehmie duhet të udhëtojë 1500 km dhe të shpenzojë 270 euro, pasi kompania private Aleat punon me dy standarte gjithnjë në kurriz të emigrantëve.
Emigrantët që jetojnë në Greqi për të rinovuar vetëm kartën e Identitetit duhet të shkojnë në Shqipëri, pasi kompania ALEAT nuk u jep mundësinë për ta rinovuar atë, pasi bashkë me të duhet të rinovohet edhe pasaporta.
Për të rinovuar vetëm kartën e Identitetit kjo kompani private francezë i detyron emigrantët në kohë pandehmie që të udhetojnë mbi 1500 km, duke futur akoma me thellë dorën ne xhep. Një llogari e thjeshtë na meson se vetëm udhëtimi kushton 140 euro, shto këtu 10 euro për pagesën e Kartës si dhe 120 euro pagesa për tamponin shkon 270 euro.
Por… Duke marrë parasysh pandehminë dhe rritjen e agresivitetit të këtij virusi është e rrezikshme udhetimi për të moshuarit. Pyetja shtrohet pse me pasaportën rinovohet në konsullatat tona në Greqi dhe për të rinovuar vetëm kartën duhet shkuar në Shqipëri.
Nëse kjo nuk është një çmënduri, atëherë çfarë është?
(A.M/Faxweb.al)