Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Çfarë po ‘gatuajnë’ ndërkombëtarët? Pas Yuri Kim edhe Luigi Soreca takon kreun e SPAK dhe drejtoreshën e BKH-së

Ambaasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka takuar ditën e sotme kreun e SPAK, Arben Kraja, si dhe drejtoreshën e BKH-së Aida hajnaj. Lajmin e ka bërë vetë publik ambasadori Soreca, i cili përmes një postimi në Twitter përmend se ky takim u krye për të diskutuar mbi sukseset e organeve të reja të drejtësisë të arritura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

U takova sot Shefin e SPAK Arben Kraja dhe dhe drejtoreshën e BKH-së Aida Hajnaj. Ne diskutuam për arritjet e deritanishme të SPAK dhe procesin transparent të rekrutimit për hetuesit e BKH. Është e rëndësishme të vazhdohet kjo punë me të njëjtin intensitet dhe angazhim, duke pasur parasysh pritjet e mëdha të SPAK për të vazhduar dhënien e rezultateve. Unë theksova rëndësinë e ecjes përpara me trainimin / emërimin e shpejtë të hetuesve. Unë gjithashtu ritheksoj që # BE është gati të vazhdojë ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së plotë për SPAK si një nga elementët kryesorë të Reformës në Drejtësi në Shqipëri”, shkruan Soreca në Tëitter.

Kujtojmë se ditën e djeshme ishte Ambasadorja Yuri Kim e cila priti në një takim me dyer të mbyllura shefin e SPAKU-t dhe ku bëri me dije se takimi u zhvillua për të diskutuar mbi arritjet e deritanishme të organit të akuzës.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.