Spítalet e Libanit që po ashtu po përballen me pacíentët nga Còvid-19 u mbushën me viktímat e këtij shpèrthimi trágjik. Arianit Shehu, drejtori i Institutit Nacional Demokratik për Lindjen e Mesme, në një intervistë për klankosova.tv tha se shpèrthimi i fùqishëm që ndodhi në Beirut të Libanit ishte i tmèrrshëm.
“Sipas informatave të para, duket që shpèrthimi ka ndodhur pas një zjárri në depon e materialeve të rrèzikshme, por jo èksplozivë, në depon e portit të Beirutit. Raportet fillestare theksojnë se shkak i këtij shpèrthimi ka qenë nitrat amoniumi, i cili ka qenë i deponuar aty. Deri tani është raportuar për më shumë se 75 të vdèkur dhe rreth 7,000 të lènduar, por supozohet për shumë më shumë víktima”.
“Të gjitha spítalet e Beirutit janë stërmbushur me të lènduar të shpèrthimit. Gjithçka në radius prej 2 kilometrave është shkatèrruar, dèmtime të rènda janë raportuar në radius prej 12 kilometrave dhe dème të tjera. Thyèrje të xhamave janë raportuar në radius prej 22 kilometrave”.
Por, trágjedia nuk mbaron këtu për popullin e Libanit. Sipas Shehut, vendi edhe ashtu i rènduar nga aspekti ekonomik, mund të përballet me varfëri pasi u shkátërruan edhe depot e grurit.
“Në vazhdim, porti i Beirutit i cili tanimë është dèmtuar rèndë, është porti kryesor për import dhe eksport. Gjithashtu, rezervat shtetërore të grurit që kanë qenë te deponuara afër portit janë shkatërruar duke rrèzikuar të dërgojë Libanin në varfëri edhe më të madhe. Libani gjatë muajve të kaluara ka qenë i trazuar nga rènia ekonomike dhe jostabiliteti financiar dhe gjithashtu nga pándemia e Còvid-19”.
Shqiptari që ka jetuar në Beirut disa vitesh është prekur rèndë pasi kishte edhe lidhje emocionale me këtë qytet – më të veçantin në botë, sipas tij.
“Jam i tmèrruar sot me shpèrthimin në depon e portit të Beirutit. I lutem Zotit sot për popullin stoik të Libanit dhe qytetarëve të Beirutit, si dhe për miqtë dhe kolegët e shumtë të mi atje. Beiruti ka qenë shtëpia ime dhe për të gjithë që kanë jetuar aty, Beiruti gjithmonë do të mbetet qyteti më i veçantë dhe më i bukur në botë”.