Një pikë servisi mjetesh është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik, ku dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.
Aktualisht zjarrëfikësja është drejtë shuarjes se zjarrit, ndërkohë që tymi i zi është përhapur në të gjithë zonën.
Flakët kanë përfshirë të gjithë biznesin në fjalë, i cili tregtonte dhe pjesë këmbimi anës rrugës. Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm, dhe priten detaje për ngjarjen, si dhe pronarin e biznesit.
Njoftimi:
Më datë 24.10.2020, rret orës 07:50, në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji , në fshatin Katundi i Ri, ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B., banues në Elbasan. Si pasojë e flakëve të zjarrit po digjet një magazinë me pjesë kembimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambjenteve të këtij servisi. Dëme në njerëz nuk ka.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrëfikses dhe po punohet per fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (E.K/Faxweb.al)