Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke vlerësuar faktin që procesi i vlerësimit ishte i qetë.
I pyetur çfarë ndodhi me Presidentin që u zbut ditën e sotme, Meta u shpreh se nuk ishte faji i tij që më parë bëri ato sjellje që në një vend normal në kohë normale nuk mund të quhen normale.
Ai më tej shtoi se bandat kërkonin të frikësonin të rinjtë shqiptarë, prandaj dhe ai u përpoq t’i ndalonte së bëri këtë gjë.
Intervista e plotë:
Çfarë notë i vini dites se sotme? Procesi i sotëm deri tani ka vlerësimin notën 10 me yll. Duhet të jemi të kujdesshëm që ta ruajmë këtë vlerësim, sepse ka kontribuar një popull i tërë. Tani është detyrë e komisionerëve dhe numëruesve që të veprojnë me transparencë dhetë vlerësohet drejtë çdo votë që ka hedhur sovrani.
Çfarë ndodhi me Ilir Metën u shndërrua me një President më të butë? Nuk duhet të fajësoni Ilir Metën e parë që përpiqej të ndalonte bandat që frikësonin t ë rinjtë e Shqëipërisë. Ju keni harruar shkakun që Presidenti mbante qëndrime që në kushte normale nuk janë normale.
Tensionim i situatës? Situata ishte tepër e tensionuar, por qëndrimet e forta të Presidentit garantuan këtë proces të qetë. Duhet të vazhdojë kështu derisa të numërohet vota e fundit.
A mund të bëjmë një parashikim? Ajo që mund të them është që populli i Shqipërisë… Sot populli votoi i qetë dhe i lirë, pavarësisht zhvillimeve të mëparshme dhe unë jam i bindur se në kutitë e votimeve është vullneti i sovranit.
Veliaj 70-75? Nuk dua të komentoj. Të gjitha sondazhet janë mashtrime. Në kutitë e votimit asnjë votë nuk mund të tjetërsohet. Ajo që mund të thëm është që kur të dalë rezultati përfundimtar ne do qeshim me sondazhet.
Ambasadorët? I falenderoj shumë të gjithë. I kam kërkuar që të angazhohen sa më shumë në terren, sidomos në qarqet problematike. S’mund të themmë shumë se një faleminderit.
Do certifikoni çdo lloj rezultati? Nuk mendoj që ndonjë forcë mund ta kontestojë rezultatin. Ashtu siç ështëzzhvilluar procesi deri më tani. E rëndësishme është të vazhdojmë procesin në mënyrë të qetë. Një rekord historik pjesmarrjeje sot.