Detaje të reja zbulohen lidhur me vrasjen e politikanit Franco Colleoni në Itali. Sipas mediave itapiane, ai është vrarë barbarisht nga i biri, pas sherrit për restorantin që politikani kishte në pronësi. 68-vjeçari ishte sekretar i “Lega Nord” në Bergamo për 5 vite.
Një nga fëmijët e viktimës, Francesco 34 vjeç, e ka rrahur të atin, ndërsa i ka goditur kokën disa herë në një gurë. Kjo ka sjellë edhe vdekjen e 68-vjeçarit, sipas autoriteteve.
Sipas mediave italiane motivi i ngjarjes janë marrëdhëniet e këqija familjare dhe në ato që lidhen me menaxhimin e restorantit familjar. Gjatë natës, i arrestuari pranoi konfliktet me babanë e tij, por shprehej se nuk mbante mend asgjë për ngjarjen.
(E.K/Faxweb.al)