“Nëse futesh në intubim nuk ka kthim mbrapa!” Ky është një mit urban që në Shqipëri ka filluar të zërë rrënjë gjithnjë e me shumë për shkak të rasteve të rritura të pacientëve që kanë vdêkur pas infeksionit me COVID-19.
E njëjta pyetje “Vdês apo jeton nëse futesh në intubim?” po i shqetëson njerëzit kudo në botën e mbërthyer nga pandemia vdêkjeprurëse. Mjekët nuk japin asnjëherë përgjigje të prerë. Ata kanë parë me sytë e tyre njerëz që janë ndarë nga kjo jetë, siç edhe kanë parë ta fitojnë betejën pas intubimit.
Po sa janë shanset? Ka disa faktorë që lidhen me shëndetin e secilit pacient.
Megjithatë, gazeta “Si” vendosi të ndërtojë disa grafikë, duke u bazuar në të dhënat zyrtare për muajt tetor dhe nëntor për numrin e të vdêkurve gjithsej dhe të intubuarve.
Rezultati do të ishte më i saktë, nëse do të krahasonim të intubuarit gjithsej me të vdêkurit gjithsej pas intubimit, por kjo statistikë nuk gjendet në raportet e autoriteteve të shëndetit.
Megjithatë ne vërejmë që në fillim që raporti i të intubuar/ të vdêkur në tetor ishte krejt në të kundërt me atë në muajin nëntor megjithëse këtu është llogaritur vetëm 2/3 e muajit.
Siç mund ta shikoni kemi gjithsej 173 të intubuar dhe 123 të vdêkur. Pra, më pak. Konkluzioni është i qartë, jo të gjithë që janë intubuar kanë vdêkur. Madje, më shumë mund të kenë shpëtuar sepse tek numri i vdêkjeve mund të jenë të përfshirë edhe të vdêkur pa qenë nevoja për intubim.
Por, në nëntor panorama tregon tërësisht një tjetër sjellje.
Siç mund ta shikoni ka më shumë të vdêkur sesa të intubuar. Një konkluzion, por jo përfundimtar është se të gjithë të intubuarit kanë vdêkur. Një tjetër që jo domosdoshmërisht të gjithë, sepse mund të ketë raste që jo të gjithë kanë vdêkur, pasi janë intubuar.
Vdês apo jeton pas intubimit? Është një përgjigje e vështirë.
Por, fakt është që në të dy muajt së bashku, tetor-nëntor, numri i vdêkjeve është më i madh se intubimi dhe ky rezultat është prodhuar pas rritjeve të rasteve eksponenciale në nëntor.
Ky është një fakt dramatik. Kur e pyetën Silva Binon, e cila u infektua me COVID-19 nëse është e vërtetë që nuk shpëton nga vdêkja pas intubimit, ajo nuk dha një përgjigje të prerë, por tha se: “frikë kishte pasur jo pse u infektua nga koronavirusi, por nga intubimi”.
Megjithatë le të mbetemi optimist ashtu si thonë mjekët: intubimi është shansi i fundit.
P.S Intubimi është procesi i futjes së tubit, i quajtur tubi endotraheal(ET), përmes gojës dhe pastaj në ajër. Kjo është bërë në mënyrë që një pacient mund të vendoset në një ventilator për të ndihmuar me frymëmarrje gjatë anestezisë , qetësimit, ose sëmundjeve të rënda. Tubi është i lidhur më pas me një ventilator, i cili shtyn ajrin në mushkëri për t’i dhënë frymëmarrje pacientit.