Donald Trump ka vazhduar të bëjë presion ndaj publikut amerikan në marrjen e ilaçeve kundër malarjes për të trajtuar simptomat Covid-19, përkundër mungesës së provave deri më tani që tregojnë se ilaçi mund të ketë një ndikim.
Deklaratat e presidentit për ilaçet u bënë përsëri gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp që ka mbajtur të shtunën në mbrëmje.
“Çfarë keni për të humbur?”, tha Trump. “Ai ilaç ka qenë këtu për një kohë të gjatë, çfarë keni për të humbur?”, vijoi më tej presidenti amerikan, që për të shtuar besimin, tha se do ta merrte dhe vetë si ilaç, edhe pse duke pyetur më herët mjekët e tij.
“Unë mund ta marr atë, por duhet të pyes mjekët e mi”, shtoi ai.
Studimet klinike të nisura muajin e kaluar për hidroksilklorinën, një variant i klorokinës, nuk kanë dhënë asnjë rezultat përfundimtar për të treguar se ilaçi mund të parandalojë ose zvogëlojë simptomat Covid-19.
Klinika Mayo lëshoi një paralajmërim për ofruesit e kujdesit shëndetësor javën e kaluar në lidhje me rreziqet që ky ilaç mund të paraqiste për disa pacientë, mes të cilave dhe shkaktimin e arrestit kardiak.
Komisioni Evropian gjithashtu njoftoi të martën se nuk kishte asnjë provë që hidroksilklorine ose klorokuine, e cila përdoret gjithashtu për malarien, që mund të trajtojë koronavirusin.
“Efikasiteti i hidroksilklorinës në trajtimin e pacientëve Covid-19 nuk është provuar deri më tani,” tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.
Por të dielën, FDA autorizoi përdorimin e këtij ilaçi tek pacientët Covid-19.
“Pyetja për të cilën më shumë urrej përgjigjen është se çfarë ndodh nëse keni një ventilator? Cilat janë shanset tuaja? Unë thjesht shpresoj që hidroksilklorina të fitojë,” tha Trump të shtunën.
Pacientët që kalojnë në ventilatorë kanë qenë shqetësimi i virusit për shkak të mënyrës sesi sulmon sistemin e sipërm të frymëmarrjes. Pasi një pacient shkon në një ventilator, shanset e tyre të mbijetesës zvogëlohen.
Shkencëtarët kërkojnë kujdes pasi testimi i ilaçeve kërkon një kohë të gjatë, veçanërisht për shkak se ende nuk njihet sjellja e koronavirusit.
Përgjigja e presidentit për ilaçin është në kundërshtim të mprehtë me ekspertin e sëmundjeve infektive Dr Anthony Fauci, i cili tha se gjatë konferencës për shtyp se shkencëtarët nuk kanë gjetur të dhëna për efektet që ilaçi antimalarik mund të japë.
Studimet klinike po testojnë nëse hidroksilklorina mund të jetë parandaluese, domethënë mund të ndalojë dikë të marrë virusin, dhe nëse mund të zvogëlohet simptoma Covid-19 në pacientët e infektuar tashmë.
Shkencëtarët nga Universiteti i Minesota, i cili po udhëheq dy studime klinike, më parë i thanë The Independent se nuk do të ketë të dhëna për përfitimet e mundshme të hidroksilklorinës, nëse ka, të paktën dhe për një muaj tjetër.
(E.K/Faxweb.al)