Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Çfarë je ti pronar i parlamentit?” Ralf Gjoni përplaset me deputetin e PS-së: Sindroma e qeverisjes Rilindase që se çan kokën për qytetarin

Deputeti Ralf Gjoni është përplasur në seancën plenare me deputetin socialist Bashkim Fino, i cili ndërhyri teksa ky po fliste për grevistët e Ballshit.

“Unë ndihem i përulur përballë kësaj greve urie. Shqipëria është plot me naftë dhe krom dhe minatorët dalin në protesta. Shqipëria është plot me ujë dhe sot në Tiranë jemi kryeqyteti i vetëm ku sot në shtëpitë tona nuk kemi ujë të pijshëm. Kjo është Shqipëria burimet e të cilit nuk i gëzon qytetari shqiptar, por disa gangsterë. Mezi pres që SPAK-u të hetojë këto gangsterë.Pse kemi çmimet më të larta në rajon për çmimin e naftës sepse disa gangsterë po bëjnë lek me pronat e shqiptarëve.”-tha Gjoni.

Në këto momente ndërhyri Bashkim Fino nga salla e kuvendit dhe me nënqeshje Gjoni e ironizoi “Sindroma e qeverisjes socialiste rilindasve që se nuk kokën për hallet e shqiptarëve”.

Gjoni: Çfarë je ti pronar i parlamentit që më kërkon llogari nga salla?! Nuk jemi në komunizëm këtu! Na lini reahat të flasi!. Vini rregull dhe respektoni opozitën. Për fjalën po debatojmë. Me kujton hipokrizinë në çift nuk dua të them mashkulli apo femra, por njëri partner i thotë-tjetrit të dua, të dua ndërkohë që po flen me tjetrin.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *